Reagon Shqiprim Arifi, e quan Ardita Sinanin bashkëpunëtore të Vulinit: Presheva nuk ka ditë zie - NACIONALE

Reagon Shqiprim Arifi, e quan Ardita Sinanin bashkëpunëtore të Vulinit: Presheva nuk ka ditë zie

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi i ka reaguar Ardita Sinanit, këshilltares së kryeministrit, Albin Kurti, pasi që e njëjta ka akuzuar se Komuna e Preshevës ka mbajtur ditë zie për tre terroristët serb të vrarë në Kosovë.

Arifi përmes një postimi në Facebook, e ka mohuar këtë duke thënë se shumë lehtë vërtet, “ejani tek administrata komunale”.

Ai gjithashtu ka publikuar një fotografi të Sinanit ku shihet afër Aleksander Vulin, duke i thënë “bashkëpunëtorja e Vulinit”.

Presheva nuk ka ditë zie! Shumë lehtë vërtetohet kjo! Ejani tek administrata komunale. Ndërsa kur jemi te flamuri ja ku ishte flamuri i Serbisë së bashku me bashkëpunëtoren e Vulinit!” – ka shkruar Arifi.

Lajme të ngjashme