Ardita Sinani akuzon Komunën Preshevës: Mbajtën ditë zie për tre terroristët serb
Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit, Albin Kurti ka akuzuar Komunën e Preshevës se iu ka nënshtruar urdhrit të Qeverisë së Serbisë për të mbajtur ditë zie me rastin e vrasjes së tre terroristëve serb në Kosovë.
Sinani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtij urdhri iu ka nënshtruar edhe komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Postimi i plotë:
Patriotizëm nëpër rrjete sociale, e zbatim urdhërash në realitet.
Pas shpalljes "ditë zie" me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhërit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës.
