Reagon pronari i shtëpisë së pleqve ku u sulmua e moshuara në Pejë - NACIONALE

Reagon pronari i shtëpisë së pleqve ku u sulmua e moshuara në Pejë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëri nga pronarët e shtëpisë së moshuarve ‘’Orenda’’, nga ku një infermiere shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare në një qendër të moshuarve në Pejë, Anton Rasaj, ka reaguar në rrjetet sociale.

Rasaj, ka thënë se ne momentin kur është njoftuar ka larguar nga puna 4 infermierët e përfshira në këtë rast.

Rasaj thotë se për këtë rast do të ndjeken përgjegjësit në procedura ligjore

“I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njejtat të marrin denimin e merituar!I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaqerisht familjes së zonjës së rrespektuar, por Ju premtoj se do tē bëj gjithcka që është në mundësinë tonë!”, shkruan Rasaj.

Tashme janë arrestuar dy infermiere Aurona Pelaj për ushtrim të dhunës si dhe A .R.

Postimi i plotë

Na janë besuar prindër të familjarëve, për çka ngjarja sot na ka lënduar shumë sa nuk gjejmë fjalë të shprehim këtë indinjatë. Nuk kam fjale ta përshkruaj se si jam ndjerë kur e kam parë sjelljen e infermiereve.Ju njoftoj se pa asnjë hamendje, menjëherë i kam larguar nga puna personelin në fjalë, kam kërkuar që me shpejtësi të veprohet, e për dëmin e shkaktuar nga ato do t’i ndjekin përgjegjësit në procedura tjera ligjore po ashtu.I ftoj organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre me efikasitet dhe që të njëjtat të marrin dënimin e merituar! I sigurojmë familjet dhe gjithë Ju se do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm! E përsëris, më vjen shumë keq, e di që ky njoftim nuk ju heq dhimbjen secilit nga Ju, posaçërisht familjes së zonjës së respektuar, por Ju premtoj se do të bëj gjithçka që është në mundësinë tonë!

Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme