Reagon Prokuroria Speciale: Pantiqit ja zbutëm masën sepse nuk i gëzonte të drejtat e të paraburgosurit - NACIONALE

Reagon Prokuroria Speciale: Pantiqit ja zbutëm masën sepse nuk i gëzonte të drejtat e të paraburgosurit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka reaguar për kërkesën e tyre që Dejan Pantiq të dërgohet në arrest shtëpiak.

Sipas Prokurorisë ishte e pamundur që atij t’i ofroheshin shërbimet mjekësore e të drejtat e tjera që i takojnë një të paraburgosuri, prandaj u veprua në këtë mënyrë

Reagimi i plotë:

Njoftim nga PSRK-ja lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë kundër të pandehurit Dejan Pantiq

Prishtinë, 28 dhjetor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së kësaj prokurorie, më 12.12.2022, Gjykata Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Dejan Pantiq, ka caktuar masën e paraburgimit për veprën penale “Sulm terrorist”.

Edhe pse kundër të pandehurit ka ekzistuar vendim për caktim të paraburgimit, për shkak të rrethanave tashmë të njohura, i njëjti asnjëherë nuk u dërgua në paraburgim ashtu siç kërkohet me ligj.

Pas vizitave të ekipeve mjekësore të Eulex-it, të cilët kanë konstatuar gjendje jo të mirë shëndetësore për të pandehurin, ata kanë rekomanduar trajtim në një qendër spitalore, megjithatë as ky rekomandim nuk u realizua.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në aspektin shëndetësor dhe njëkohësisht aspektin human i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, zëvendësimin e masës së paraburgimit për të pandehurin Pantiq, pasiqë i njëjti ishte në pamundësi t’i gëzoj të drejtat që ju takojnë të paraburgosurve në qendrat e paraburgimit.

Lajme të ngjashme