Reagon OSBE: Certifikimi duhet të jetë i lirë nga konsideratat politike - NACIONALE

Reagon OSBE: Certifikimi duhet të jetë i lirë nga konsideratat politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Misioni i OSBE-së në Kosovë e ka quajtur "shqetësues" moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të planifikuara më 9 shkurt.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, OSBE-ja theksoi se "procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështet zgjedhjet demokratike dhe duhet të jetë pa konsiderata politike."

KQZ-së i është bërë thirrje "që të ruajë integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë".

Reagimi i plotë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka luajtur një rol kyç në nxitjen e demokracisë dhe lirive politike në Kosovë për dekada, me mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së. Misioni vëren me shqetësim se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nuk e ka certifikuar Listën Serbe.

Procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështet zgjedhjet demokratike dhe duhet të jetë pa konsiderata politike. Ne i bëjmë thirrje KQZ-së që të ruajë integritetin e procesit zgjedhor në Kosovë dhe të sigurojë që hapat e mëpasshëm të jenë gjithëpërfshirës dhe në përputhje me parimet demokratike.

Lajme të ngjashme