Reagon Kurti: Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi, kam besim në ministren Hajdari - NACIONALE

Reagon Kurti: Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi, kam besim në ministren Hajdari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me afërn e Vajit dhe të Grurit në kuadër të Rezervave Shtetërore.

Reagimi i Kurtit ka ardhur pas aksionit të Policisë së Kosovës, ku janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ai edhe afaristi Ridvan Muharremi.

Përmes një video, Kurti ka thënë se ka besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj.

Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin.” – ka thënë Kurti.

Duke i dal në mbështetje ministres Hajdari, Kurti ka deklaruar se rezervat shtetërore si qeveri i kanë gjetur 300 mijë euro dhe i kanë bërë 25 milionë për dy vite.

Ai tutje ka thënë se 97% e vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërritur në Kosovë, duke përfshirë 99.5% të sasisë së grurit, mirëpo duke mos përmendur vajin.

Rezervat shtetërore i kemi gjetur 300 mijë euro e i kemi bërë 25 milionë euro për dy vite. 97% të vlerës së blerë vitin e kaluar ka mbërrirë në Kosovë, përfshirë këtu 99,5% të sasisë së grurit që tashmë ndodhet në depo në vendin tonë, e për pjesën e mbetur, kompanitë furnizuese kanë obligim të hapur për ta përmbushur kontratën, dhe nëse nuk e bëjnë këtë janë procedurat ligjore.” – ka thënë kryeministri Kurti.

Në fjalimin e tij, Kurti nuk ka lënë pa përmendur, elitën e vjetër politike, duke e quajtur të korruptuar, si edhe gjykatësit dhe prokurorët, si edhe në fund mediat, duke shtuar se janë “të keqpërdorura për mbështetje të krimit”.

Ndër të tjera, i pari i Qeverisë së Kosovës ka thënë se përpjekja e tyre është për ta ndryshuar situatë dhe për ta kthyer ish sistemin e kalbur e të korruptuar.

Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit. Edhe pse tё paktё nё numёr, pёrfitimet e tyre kanё qenё shumëmilionёshe, andaj edhe nuk kanё se si mos tё ndihen humbës tё mëdhenj. Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar.” – ka thënë Kurti ndër të tjera.

Lajme të ngjashme