Reagon Konjufca: I shokuar nga sulmi në Izrael - NACIONALE

Reagon Konjufca: I shokuar nga sulmi në Izrael

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj Izraelit.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se është i shokuar nga ky sulm terrorist.

“Ne solidarizohemi me shtetin e Izraelit dhe popullin e tij në këtë kohë sfiduese. Në emër të Parlamentit të Kosovës, shpreh ngushëllimet tona për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, militantët e grupit Hamas hynë në territorin e Izraelit në orët e hershme të së shtunës, me gjasë duke vënë nën kontroll disa komunitete në pjesën jugore të vendit. Luftimet janë duke vazhduar ende në disa vatra.

Sipas autoriteteve izraelite, Hamasi ka hedhur më shumë se dy mijë raketa në drejtim të Izraelit. Sipas shërbimeve emergjente izraelite, deri më tani raportohet për të paktën 40 të vdekur e 779 persona të plagosur janë dërguar në spitale. Në anën tjetër, mediat palestineze raportojnë se numri i të vdekurve në Gaza është katër.

Izraeli është kundërpërgjigjur. Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme ajrore në Gaza. Ndërkohë raportohet se disa pengje izraelite janë dërguar në Gaza.

Lajme të ngjashme