Reagon Kelmendi: Është mësuar se ka pasur presion ndaj anëtarëve të Komisionit për të marrë këtë qëndrim - NACIONALE

Reagon Kelmendi: Është mësuar se ka pasur presion ndaj anëtarëve të Komisionit për të marrë këtë qëndrim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e mediumit Klan Kosova, ku ai shërbeu si drejtor deri para pak javësh.

Në një prononcim në “InfoMagazine”, ai ka thënë se ka tendencë për ndikim në media, dhe i tillë shihet edhe vendimi i sotëm.

“Tendencë e institucionit që të fillojë ndikimin në media…I tillë shihet edhe vendimi i sotëm, mënyra se si u la për në fund të orarit, çështja se është shtyrë koha për të marrë vendimit, pastaj në dy javëshin e fundit lihet për në momentet e fundit.” – tha ai.

Veç kësaj, Kelmendi u shpreh të jetë mësuar që ka pasur presion ndaj anëtarëve të Komisionit për Shqyrtim për të dale më këtë qëndrim.

“Presioni që është mësuar t’u jetë bërë anëtarëve të Komisionit për të dalë me një qëndrim të tillë.” – deklaroi ai.

Mes tjerash, gazetari ka thënë se ka tendencë për të paraqitur se kinse, Klan Kosova nuk është media e pavarur dhe ka përkrahje e financime të çuditshme.

“Tendenca është për të paraqitur dicka tjetër, se Klan Kosova nuk është një medium i pavarur, po paska përkrahje e financimae të çuditshme, po punojka në njëfarë forme për armikun tonë, Serbinë, është tragjike dhe e dhimbshme.” – tha ai.

Lajme të ngjashme