Kandidati që humbi garën përballë vajzës së tezës së Osmanit: Britanikët më vendosën të parin në listë - NACIONALE

Kandidati që humbi garën përballë vajzës së tezës së Osmanit: Britanikët më vendosën të parin në listë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Menderes Ibra ishte kundërkandidat me Venera Çerkinin, vajzën e tezes së presidentes Vjosa Osmani në konkursin për Drejtor në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.

Pas mbylljes së konkursit dhe ku e përzgjedhur ka dal Çerkini, ka reaguar për herë të parë Ibra, ku ka thënë se Ambasada e Britanisë së Madhe e kishte renditur të parin në listë, si kandidati më i kualifikuar.

Ibra përmes një postimi në Facebook, ka treguar për të gjithë zhvillimit në lidhje me këtë proces.

“Procesin e rekrutimit të nivelit të lartë drejtues e monitoron organizata e kontraktuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe, dhe në ranglistën e tyre unë isha i pari. Personalisht, dëshiroj që të falënderoj britanikët për vlerësimin, dhe kjo më bëri që të ndjehem shumë mirë. Në mbledhjen e fundit Qeveria aprovoi vendimin e Ministrit të Bujqësisë, ku drejtoreshë u emërua kandidatja që ishte e para në listën e komisionit shtetëror, dhe procesi u përmbyll këtu.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme