Reagon edhe Italia: Veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme
Ambasada e Italisë ka reaguar në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Italia i është bashkuar reagimeve të ShBA-së, BE-së, Britanisë së Madhe e Gjermanisë.
Sikurse të tjerët, edhe Italia ka përmendur “veprimet e njëanshme”.
“Ambasada e Italisë në Kosovë thekson fuqishëm rëndësinë e dialogut dhe konsultimeve paraprake për të adresuar sfidat e komunitetit serb të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dështojnë të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme” – thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.
The Embassy of 🇮🇹 in Kosovo strongly emphasizes the importance of dialogue and prior consultation to address the Kosovo Serb community's challenges, highlighting that unilateral actions fail to produce lasting solutions. https://t.co/evSGzUVbGI
— Italy in Kosovo (@ItalyinKosovo) August 31, 2024