Reagon edhe Cramon për vizat: BE-ja ta mbajë premtimin, kosovarët të lëvizin pa viza nga 1 janari
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pas deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron në lidhje me liberalizimin e vizave.
Cramon përmes një shkrimi në Twitter, ka deklaruar se lëvizja pa viza nuk është dhe nuk duhet të ndërlidhet me dialogun me Serbinë.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vonesave, shumë të vonuar. Ne duam të jemi të qartë – lëvizja pa viza nuk është dhe nuk duhet të ndërlidhet me dialogun me Serbinë.” – ka thënë fillimisht ajo.
#Kosovo 🇽🇰 citizens deserve the long overdue visa liberalisation.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 1, 2023
We want to be crystal clear - visa free travel is not and should not be linked to the Dialogue with Serbia.#EU 🇪🇺 has to keep its promise allowing the citizens of Kosovo to travel freely as of 1 January 2024. pic.twitter.com/Y5zv7Jrauw
Tutje, në shkrimin e saj, Cramon deklaroi: “Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin që lejon qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm nga 1 janari 2024”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ditë më parë në fjalimin e tij para ambasadorëve, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku ndër të tjera ka paralajmëruar masa ndaj palëve nëse nuk veprojnë me përgjegjësi.
Ai madje, si masë përmendi edhe pezullimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë ai.