Reagon ashpër Molliqaj për rastin në Shtërpcë, akuzon Kurtin e Vuçiqin për "atmosferë të urrejtjes" - NACIONALE

Reagon ashpër Molliqaj për rastin në Shtërpcë, akuzon Kurtin e Vuçiqin për "atmosferë të urrejtjes"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj rastit që ka ndodh në komunën e Shtërpcës.

Molliqaj ka thënë se Kosova duhet t’i shohë dhe t’i trajtojë qytetarët e saj të barabartë.

Rasti i raportuar në media për ngjarjen në Shtërpcë është i rëndë dhe tejet shqetësues. Dy të rinj, qytetarë serbë të Kosovës janë plagosur në një incident, motivet e të cilit ende nuk dihen. Kosova duhet t'i shohë dhe t'i trajtojë qytetarët e saj si të barabartë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, apo përkatësive tjera. Ne e shohim qytetarin si element për bashkues. Kjo është përgjigja para tendencave që synojnë ndarje etnike e territoriale”, ka thënë ai.

Tutje Molliqaj është shprehur i ashpër ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Alksandar Vuçiq, pasi që sipas deklaratat e tyre po i nxisin atmosferë urrejtjes midis shqipatrëve dhe serbëve.

Situatën e bën më të rëndë dhe tragjike mosha 11 vjeçare e njërit prej tyre. Asnjë motiv, asnjë rrethanë dhe asnjë situatë nuk e arsyeton drejtimin e armës ndaj një 11 vjeçari. Tejet shqetësues është po ashtu fakti se personi i dyshuar për sulmin është pjesëtar i FSK-së. Ky rast duhet të zbardhet në tërësi dhe të gjykohet në mënyrë meritore. Atmosferën e urrejtjes midis shqiptareve dhe serbëve në Kosovë po e nxisin deklaratat dhe veprimet luftënxitëse të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Ata pas secilit tensionim po nënshkruajnë marrëveshje, kurse konflikti në derë po u mbetet qytetarëve”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme