Reagon ashpër Abdixhiku pas deklaratës së Sveçlës: Etiketoi gazetarë, ofendoi ish-luftëtarë - NACIONALE

Reagon ashpër Abdixhiku pas deklaratës së Sveçlës: Etiketoi gazetarë, ofendoi ish-luftëtarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili etiketoi gazetarët e ofendoi ish-luftëtarë të UÇK-së.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se ky është nivel i ulët i politikëbërjes.

“Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë.” – ka thënë ai.

Tutje, Abdixhiku ka shkruar si vijon: “Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend”.

Postimi i plotë:

Deklaratë e pamatur, nxitëse e ofenduese e Ministrit të Punëve të Brendshme. Etiketimi i pabazë i gazetarëve e ofendimi i turpshëm i ish luftëtarëve - edhe nëse s’pajtohemi me ta - është nivel i ri i ulët i politikëbërjes në Republikë.

Të injorosh komunikimin e shefes së partisë me një terrorist, e të ndërtosh gjuhë nxitëse e përplasëse me plot imagjinatë është maskaradë.

Kjo gjuhë, e dhënë tani, kërkon përplasje. Kërkon dhunë e kërkon krizë. Duket se mendja e pushtetit është mu në dhunë e krizë.

Sot, megjithatë na duhet maturi. Na duhen mendje të urta, që afrojnë e s’ndajnë. Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak.

Kosova meriton më mirë.

Kosova duhet ta bëjë një rrugë të re. Kjo gjuhë, dhuna e nxitja e saj, nuk kanë vend.

Lajme të ngjashme