Asamblistja Saraçi demanton VV-në: Kalimi im në PDK s’ka lidhje me asnjë kërcënim, është me vullnet timin - NACIONALE

Asamblistja Saraçi demanton VV-në: Kalimi im në PDK s’ka lidhje me asnjë kërcënim, është me vullnet timin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Asamblistja e Komunës së Prishtinë, Berna Saraçi ka hedhur poshtë pretendimet e degës së VV-së, që kalimi i saj në PDK ka mundur të jetë i detyruar.

Saraçi në një prononcim për Gazetën Nacionale, ka njoftuar se kalimi i saj në PDK s’ka lidhje me asnjë kërcënim dhe është i vullnetit të saj.

Kalimi im në PDK s’ka lidhje me asnjë kërcënim. Është me vullnet timin.” – ka thënë Saraçi për Nacionalen.

Dega e Vetëvendosjes në Prishtinë kanë reaguar pas kalimit të Saraçit në PDK, duke uruar që vendimi i saj është marrë “me vullnet të lirë e jo ndrydhje e devijim i këtij vullneti siç na është paraqitur nga vetë ajo.”

Dega e VV-së në Prishtinë ka pretenduar se znj. Saraçi mund të jetë detyruar për të kaluar në PDK.

E këto pretendime i ka demantuar edhe nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu nga PDK-ja, ku përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë përpjekje shpifëse dhe linçuese, për të dekurajuar mendimet ndryshe dhe veprimet e guximshme mbi këto mendime.

Sahatçiu gjithashtu ka kërkuar edhe emrat e atyre që kanë kërcënuar.

Lajme të ngjashme