Reagojnë nga Presidenca: Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta në të dhunshme - NACIONALE

Reagojnë nga Presidenca: Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta në të dhunshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Blerim Vela, shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës, po deklaron se regjimi serb ka kaluar nga veprimet e fshehta në struktruave ilegale, në kërcënime të hapura për kryerjen e agresionit ndaj Kosovës.

“Regjimi në Serbi po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të veta ilegale në Kosovë, në kërcënim të hapur për përdorim të forcave policore e ushtarake për të kryer agresion ndaj Kosovës", ka shkruar Vela.

"Sipas parimeve të Rusisë, ky është kërcënim flagrant për ta rrezikuar paqen dhe stabilitetin në rajon e më gjerë”, ka shkruar ai në Tëitter të enjten mbrëma.

Vela reagoi pasi Serbia ka kërcënuar me kthim të ushtrisë në territor të Kosovës.

E drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Serbia po shqyrton mundësinë që t’i çojë 1000 forca të sigurisë në territor të Kosovës, pak orë pasi Policia e Kosovës shtoi praninë në veri të vendit.

Lajme të ngjashme