Reagojnë aktivistet që protestuan te Forumi i presidentes: U ndalëm nga policia e sigurimi, na thanë që dëmtojmë imazhin e Kosovës - NACIONALE

Reagojnë aktivistet që protestuan te Forumi i presidentes: U ndalëm nga policia e sigurimi, na thanë që dëmtojmë imazhin e Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar pas vrasjes së një gruaje tjetër. Rasti ndodhi sot në Pejë, derisa aktivistet u nisën te Forumi Paqja, Siguria dhe Gratë i organizuar nga presidenca e Kosovës.

Në një komunikatë për media, aktivistet kanë njoftuar se janë ndalë nga policia dhe sigurimi i presidencës, ku u është thënë se prezenca e tyre dhebaneri paraqesin rrezik për sigurinë dhe dëmtojnë imazhin e vendit.

“Megjithatë, ne u ndalëm nga kordone të policisë dhe sigurimi të presidencës ku na u tha decidivisht që prezenca jonë në forum dhe baneri ynë paraqesin rrezik për sigurinë, e dëmtojnë imazhin e Kosovës në sy të ndërkombëtarëve dhe që audienca aty është e selektuar dhe ne nuk lejohemi të hyjmë.” – është thënë në njoftim.

Tutje, shkruan:

“Në këtë gjendje alarmi, ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar/a dhe të braktisur/a nga shteti i cili po na konsideron neve si kriminele/ë, ndërsa dhunuesit po i lë të lirë deri kur ata po i vrasin gratë. E përgjigja e shtetit, është të shkruajë statuse të thata në rrjete sociale. Na tmerron dhe revoloton edhe më tej, insistimi patriarkal i shtetit që dhuna dhe femicidi të mos bijnë në vesh të ndërkombëtarëve, sjellje kjo që është identike me heshtimin e dhunës nga familja e shoqëria që e skajon atë në çështje private deri në vrasje”.


Lajme të ngjashme