“Reagime të turpshme”, Shurdhaj: Të gjithë e gjykuan ushtarin e FSK-së pa u sqaruar rrethanat - NACIONALE

“Reagime të turpshme”, Shurdhaj: Të gjithë e gjykuan ushtarin e FSK-së pa u sqaruar rrethanat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Shurdhaj, ka reaguar ndaj rasti në Shtërpcë ku janë plagosur dy të rinj serbë.

Ai ka kritikuar reagimet e politikanëve, mediat dhe shoqërisë ndaj ushtarit të FSK-së, i cili dyshohet se i ka plagosur të rinj serbë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të gjithë kanë dënuar ushtarin e FSK-së, ende pa u sqaruar rrethanat.

Reagime të turpshme të politikanëve, opinjonistëve, gazetarëve, portaleve e veqenarisht atyre nostallgjikëve që janë indoktrinuar në shpirt me dozën e jugosllavizmit! I madh e i vogël, s'met kush pa e gjykue e denuar rastin e aksidentit të izoluar pjestarit të FSK-së, ende pa e kuptuar se q'farë kishte ndodhur, duke bërë zhurmë si bretkosa. Duke u muduar me krijue ma shumë vëmendje mediale se sa në veriun e Kosovës, që ishte i organizuar me banda të armatosura nga politikan ne serbi e Kosovë, me akter të diplomacis së fshehtë, për një konflikt të ri mes popullit serb e shqiptarë”, ka shkruar Shurdhaj

Lajme të ngjashme