Reagime të shumta në Kosovë pas rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka miratuar rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, e cila ishte një nismë e Gjermanisë dhe Ruandës.
84 shtete kanë votuar për rezolutën, 19 kundër dhe 68 vota kanë qenë abstenim.
Votimi erdhi pas një debati të shkurtër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Në Kosovë pati shumë reagime për votimin e suksesshëm në Asamblenë e Përgjithshme.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Osmani ia ka dërguar një mesazh Presidentit serb Aleksandër Vuçiqt, duke thënë se ata që punuan pa u lodhur kundër Rezolutës së sotme: mohimi i gjenocidit nuk do të hapë kurrë rrugën drejt paqes.
Tutje Presidentja ka kujtuar fjalët e një fëmije të pafajshëm boshnjak “Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?".
Edhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkruar se liderët politikë të Serbisë, duhet të përballen me drejtësinë për gjenocid në Kosovë, Kroaci e Bosnje.
“Rezoluta e OKB-së për Përkujtimin e Srebrenicës është një sinjal i fuqishëm kundër mohimit të gjenocidit nga nacionalistët serbë dhe për të vërtetën dhe drejtësinë për viktimat. Vuçiq, Daçiq, Vulin dhe të tjerët të përfshirë në gjenocidin e Serbisë në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Gërvalla.
Kryetari i Partisë Demokrratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se sot kemi i gjenocidit mori emrin, trajtimin e dënimin e vërtetë në nivel global.
“Sot, krimi i gjenocidit mori emrin, trajtimin dhe dënimin e tij të vërtetë në nivel global. Sot, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u shënua një hap i rëndësishëm në njohjen e mizorive që ndodhën në Srebrenicë 29 vite më parë.” – shkroi ndër të tjera Krasniqi.
Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikatë për media ka thëën se, “Votimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është një vulë për krimet e Serbisë të kryera në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe në Kosovë. Nga sot, 11 korriku tashmë ndërkombëtarisht kujtohet si ‘’Ditë Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë’’.
Pikat e rezolutës:
Duke vënë në dukje gjithashtu se viti 2025 do të shënojë tridhjetë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan,
1. Vendos të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit;
2. Dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u kërkon shteteve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara, duke përfshirë përmes sistemeve të tyre arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu në kujtim, drejt parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit dhe shfaqjes së gjenocideve në të ardhmen;
3. Gjithashtu dënon pa rezerva veprimet që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës;
4. Thekson rëndësinë e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit të Srebrenicës dhe varrimeve dinjitoze sipas tyre, dhe bën thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të atyre autorëve të gjenocidit të Srebrenicës që ende nuk janë përballur me drejtësinë;
5. I nxit të gjitha shtetet që t'u përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, siç është e zbatueshme, dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke pasur parasysh vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë;
6. Kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm të krijojë një program informues të titulluar "Gjenocidi i Srebrenicës dhe Kombet e Bashkuara", duke filluar aktivitetet e tij me përgatitjet për përvjetorin e tridhjetë në 2025, dhe gjithashtu i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të sjellë në vëmendje këtë rezolutë të të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile për respektimin e duhur;
7. Fton të gjitha Shtetet Anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërinë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe palët e tjera të interesuara për të respektuar Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë kremtime dhe aktivitete të veçanta në kujtim dhe nder të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe edukimin e duhur dhe aktivitetet e ndërgjegjësimit të publikut.