Reagim i ashpër nga Qeveria Gjermane për Vuçiqin: Irrituese si deklaron që fajtorët janë viktima - NACIONALE

Reagim i ashpër nga Qeveria Gjermane për Vuçiqin: Irrituese si deklaron që fajtorët janë viktima

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria gjermane raportohet se i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të veprojë pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.

Madje, siç raporton “Deutsche Welle”, një zëdhënës i MPJ-së gjermane ka deklaruar se “nëse qeveria serbe organizon ditë zie për dorasit e vrarë, kjo nuk kontribuon në depërshkallëzim”.

Po ashtu, ky zëdhënës citohet të ketë deklaruar është “irrituese të shohësh se si presidenti serb deklaron se fajtorët janë viktima”.

Ndryshe, në një akt terrorist, një formacion prej 30 personave të armatosur rëndë sulmuan sulmuan Policinë e Kosovës në fshatin Banjska të dielën. Nga ky sulm, një polic i Kosovës mbeti i vrarë e dy të tjerë të plagosur.

Autoritetet e Kosovës njoftuan vdekjen e tre terroristëve të dielën, më pas më 25 shtator u konfirmua se ishte zbuluar trupi i një sulmuesi të katërt. Gjashtë persona janë arrestuar po ashtu.

Ndërkohë, Policia e Kosovës përgjatë gati një javë tashmë zhvilloi aksione për neutralizimin e këtij grupi.

Aktualisht, gjendja në veri është e qetë pas sulmit terrorist të së dielës nga persona të armatosur rëndë.

Lajme të ngjashme