Ratifikohet marrëveshja për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, pozita dhe opozita tregojnë unanimitet të rrallë
Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka ratifikuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.
Më vota 103 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është ratifikuar kjo marrëveshje.
Kjo marrëveshje është përkrahur nga pozita dhe opozita.