Rasti i vrasjës në QKUK, Krasniqi kritikon mediat për raportim joetik - NACIONALE

Rasti i vrasjës në QKUK, Krasniqi kritikon mediat për raportim joetik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka shkruar edhe një status për rastin e vrasjës së Hamide Magashit në repartin e Gjinekologjisë.

Krasniqi përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar mediat për mënyrën se si e kanë mbuluar rastin e vrasjës së 35- vjeçares.

Kështu si u raportua në këtë rast, duket se gazetaria profesionale dhe etike në shumicën e medieve tona, thjesht ka dalë jashtë binarëve. Kjo mënyrë raportimi, më shumë e traumatizon se sa që e informon dhe edukon publikun”, ka shkruar profesori.

Me tutje, Krasniqi ka propozuar tri ide për vetërregullimin e mediave.

Postimi i tij i plotë:

Pas gjithë asaj që pamë, dëgjuam e lexuam mbi krimin në hapësirën e Q.K.U.K dhe ato që e pasuan, tri ide po më shkojnë në mend në këtë moment. E para, urgjentisht duhet të krijohet një mekanizëm efikas për vetërregullimin e medies. E dyta, meqë vetërregullimi nuk mjafton, duhet të ndryshohet e të përshtatet me problemet e reja ligji ekzistues për KPM, duke përfshirë brenda ligjit edhe portalet dhe gjithë multimedien. E treta, për herë të parë në jetë po mendoj se ndoshta është një zgjidhje kalimtare, që gazetarët të pajisen me licenca, nga një organizatë kredibile e gazetarëve. (Sa mbaj mend, në Itali gazetarët kanë qenë të pajisur me licenca pune. Nuk e di a janë edhe më tutje.) Kështu si u raportua në këtë rast, duket se gazetaria profesionale dhe etike në shumicën e medieve tona, thjesht ka dalë jashtë binarëve. Kjo mënyrë raportimi, më shumë e traumatizon se sa që e informon dhe edukon publikun.

Lajme të ngjashme