Rashti tregon se çka duhet të mendon partitë që synojnë formimin e Qeverisë, përmend 10 gjera
Analisti Naim Rashiti ka treguar se për çka duhet të mendojnë subjektet politike që mendojnë ta formojnë qeverinë e re.
Derisa numërohet votat e kandidatëve për deputetë, ai ka ftuar subjektet politike që të mendojnë për 10 gjeta.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se këto gjera kanë të bëjnë më politike e brendshme dhe atë të jashtmen.
“Derisa numerohen votat, subjektet politike e sidomos ata qe pretendojne te formojne apo udheheqin qeverine duhet te mendojne se paku per: 1. Ne maj eshte takimi i ministrave te Keshillit te Evropes; 2. Ukrainen e cila po copëtohet; 3. Permbajtjen e letres se Presidentit Trump per Presidentin e Serbise; 4. Krizen madhe brenda BE-se; 5. Tensionet BE-SHBA; 6. Ndeprerjen e asistences dhe prgoramve te SHBA-se per gjthe vendet e botes, por ne kete rast Kosoven; 7. Impaktin e masave te BE-se ndaj Kosoves dhe te cilat nuk do te hiqen shpejt; 8. Renjen masive te aktivitetit ekonomik vendor; 9. Degradimin e Arsimit; 10. mungesen e projekteve e investimeve madhore infrastrukturore e zhvillimore”, ka shkruar ai.
Ai ka bërë me dije se partitë nuk kanë kohë për të manovruar.
“Besoj se lideret e subjekteve nuk kane kohe edhe asnje dite per te manovruar me ambiciet e tyre personale e politike. Matesi i vetem per ambicjet te tyre jane qeverisja dhe zhvillimi”, ka shkruar Rashiti.