Rashiq nuk beson që ka thënë se të rinjtë në Shtërpcë u tentuan të vriten - NACIONALE

Rashiq nuk beson që ka thënë se të rinjtë në Shtërpcë u tentuan të vriten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, teksa kishte kishte dhënë një intervistë për median serbe Nova.ra, u citua se ka deklaruar se të rinjtë në Shtërpcë janë qëlluar qëllimisht për tu vrarë.

Mirëpo, Rashiq e mohoi këtë në një intervistë në Klan Kosova duke thënë se gazetarët po përdorin informacionet pjesërisht.

“Është mirë kur informacionet po përdoren nga një anën në anën tjetër, por te gazetarët informacioni po përdoret vetëm pjesërisht, nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Por jam i gëzuar se policia ka intervenuar me kohë dhe me shpejtësi dhe kjo tash është në organet kompetente, në gjykatë”, tha Rashiq.

I pyetur për deklaratat e dhëna për mediat serbe, Rashiq tha se nuk beson të ketë deklaruar atë që u citua në media, njofton Klankosova.tv.

“Nuk besoj se e kam thënë kështu, e kam thënë edhe më herët, me të vërtetë besoj që nuk është korrekte ta komentoj kur një rast i tillë e ka marrë epilogun gjyqësor”, shtoi Rashiq.

Lajme të ngjashme