Rashiq: Nëse votojnë për mua, normalisht që do ta marrë detyrën e nënkryetarit - NACIONALE

Rashiq: Nëse votojnë për mua, normalisht që do ta marrë detyrën e nënkryetarit

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk e di se si do të shkojë procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Derisa ka hyr në objektin e Kuvendit, ai ka thënë se nëse deputetët tjerë e votojnë ai do ta marrë detyrën.

Sipas tij, disa parti shqiptare tani kanë ndryshuar qëndrim.

“Unë, nëse vjen radha ime dhe nëse votojnë për mua, normalisht që do ta marr detyrën. Besoj që, nëse tani nuk e di se si do të shkojë procesi, me siguri fillimisht është radha e Listës Serbe, por nëse kjo shpenzohet me kandidatët që kanë, atëherë nëse vjen radha ime, unë do të kandidoj. Sinqerisht, jo, nuk kam biseduar. Herën e fundit kam menduar që kushtet kanë qenë të pjekura sa i përket votimit të tillë, ai votim nuk ka ndodhur dhe tani nuk kam parë që partitë shqiptare kanë ndryshuar qasje. Besoj që është shumë e mundshme. Kam shpresë që do të ndodhë”, ka thënë Rashiq.

Lajme të ngjashme