Raportuesi për Kosovën në PE: Rusia dhe Kina po përhapin dezinformata për ta destabilizuar Ballkanin - NACIONALE

Raportuesi për Kosovën në PE: Rusia dhe Kina po përhapin dezinformata për ta destabilizuar Ballkanin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, është shprehur i shqetësuar për ndikimin e dezinformatave nga Rusia dhe Kina në Ballkanin Perëndimor.

Ai ka bërë me dije se qëllimi i këtyre dezinformatave është pengimi i këtij rajoni që të integrohet në BE.

Në platformën X, Terras ka shkruar se këto shqetësime i ka paraqitur edhe në raportin e tij të fundit për Kosovën.

“Në raportin tim për Kosovën, i kushtoj vëmendje të veçantë sigurisë. Dezinformimi nga Rusia dhe Kina ka për synim të destabilizojnë rajonin dhe të pengojnë rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme