Raportohet se Rusia i ka kërkuar Serbisë të mos marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare
Mediumi serb “N1” ka raportuar duke u thirrur në burime, se Moska ka kërkuar nga Beogradi që t’i shmang konferencat ndërkombëtare, ku nuk është prezente Rusia.
Sipas raportimit, ambasadori rus, Aleksandar Bocan Kharchenko, ia ka shprehur këto kërkesa ministrit Ivica Daçiq, në një takim në fund të vitit 2022.
Madje, thuhet se kjo i referohet Samitit për Demokraci, Këshillit të Komunitetit Politik Evropian dhe disa evente tjera ku fokusi do të jetë mbi Rusinë.
Kharchenko, citohet të ketë thënë se ShBA-ja do ta kërkojë përjashtimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara, në të njëjtin parim si kur u dëbua Republika Federale e Jugosllavisë në 1992.
Në përgjigje ndaj këtyre kërkesave, Daçiq thuhet se ka bërë të ditur që Serbia do t’i konsiderojë të gjitha për shkak të marrëdhënieve të mira që ka Serbia me Rusinë.