Raportohet se Policia e Kosovës ka ndaluar Igor Popoviqin, pasi mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec - NACIONALE

Raportohet se Policia e Kosovës ka ndaluar Igor Popoviqin, pasi mbajti fjalim kundër UÇK-së në Rahovec

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Igor Popoviq, ndihmësdrejtor i ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në qeverinë serbe, është ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Bërnjak.

RTK raporton se lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas raportimit, arrestimi i Popoviq lidhet me një deklaratë që ai kishte bërë në Rahovec, ku përdori gjuhë të ashpër kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e cilësuar atë si organizatë terroriste dhe duke krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare.

Në të njëjtën deklaratë, ai akuzoi edhe institucionet ndërkombëtare për "dështim në drejtësi", duke pretenduar se "autorët e krimeve ndaj serbëve nuk janë ndëshkuar asnjëherë".

Policia e Kosovës raportohet se po vazhdon procedurat lidhur me këtë rast.

Lajme të ngjashme