Raportohet se një mërgimtar ka vdekur në një aksident rrugës për Kosovë
Një mërgimtar ka vdekur në një aksident gjatë rrugës për në Kosovë.
Kështu të paktën ka bërë të ditur klubi FC Kosova Regensburg.
Ai ishte veprimtar dhe bartës i shumë i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës.
“Telegram ngushëllimi familjes Berisha! Me rastin e vdekjes së XHEVDET BERISHA përkrahës dhe dashamir i FC Kosova Regensburg, në aksidentin rrugës për në vendlindje, me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut tonë Xhevdet Berisha , humanistë e veprimtar i shquar e i palodhur i çështjes kombëtare, bartës i shumë sukseseve në organizimin e mërgatës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
“Është kjo një humbje e madhe për Familjen ngase mbetën pa më të dashurin e tyre, humbje e madhe edhe për mërgatën tonë, Komunën e Obiliqit dhe gjithë Kosovën.
“Bashkëndjejmë dhembjen dhe Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinçerta familjes Berisha, mërgatës tonë, miqve dhe të gjithë dashamirëve”.