Raportohet se ministrja Gërvalla me leje speciale dëmtoi buxhetin me 36 mijë euro, shkak banesa e ambasadorit - NACIONALE

Raportohet se ministrja Gërvalla me leje speciale dëmtoi buxhetin me 36 mijë euro, shkak banesa e ambasadorit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nuk kanë të ndalur kritikat ndaj punës së kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla.

Një e tillë e fundit doli nga një hulumtim i Insajderit, sipas të cilit hulumtim, raportohet se ministrja dëmtoi buxhetin me 36 mijë euro.

Siç thuhet nga mediumi respektiv, ajo lejoi që ambasadori ynë në Francë, Mehdi Halimi, të paguajë qira më shtrenjtë se sa që e lejon rregullorja.

Qiraja e kësaj banese kushton dyfish më shtrenjtë se sa që lejohet me rregullore të MPJD-së. Për të jetuar në këtë banesë ambasadorit Halimi i është dashur aprovimi i kryepdiplomates Gërvalla.

Shefja e MPJD-së ka vendosur pro kërkesës së Halimit, ndonëse ndryshe kishte vepruar me diplomatët tjerë.

Lajme të ngjashme