Raportohet se me rastin e 11-vjeçares u mor menaxherja që s’kishte licencë profesionale - NACIONALE

Raportohet se me rastin e 11-vjeçares u mor menaxherja që s’kishte licencë profesionale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rasti i dhunimit të 11 vjeçares, ishte njëri nga rastet më të dhimbshme në vend. Pati shaktuar reagime të shumëta, protesta e madje edhe ndryshime në ligj. Në lidhje me këtë rast siç duket ka zhvillime të treja.

“Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, i ka dërguar njoftim u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, për të kërkuar hetim për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, specifikisht, kjo pasi sipas ministres, menaxherja e Qendrës për Punë Sociale (QPS) që u mor me viktimën nuk kishte licencë profesionale. Raporton Koha.net

Në njoftimin e ministres dërguar Prokurorisë, të cilin e ka siguruar KOHA, pretendohet se që nga fillimi i trajtimit të rastit të 11-vjeçares, si menaxhere e rastit çdo herë është paraqitur Arbenë Bajrami. Megjithatë, në vizitën që e pati ministrja Haxhiu edhe në cilësinë e koordinatores nacionale kundër dhunës në familje më 24 korrik në strehimoren ku mbahet 11-vjeçarja, ftesa për takim si menaxhere e rastit i ka shkuar Valbona Makiqit. Sipas MD-së, për këtë u njoftuan nga drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku.

“Gjatë takimit e kam adresuar shqetësimin tim për këtë situatë të krijuar, si dhe kam njoftuar grupin se në bazë të informacioneve, Arbenë Bajrami, nuk ka licencë profesionale”, thuhet ndër të tjera në letrën e Haxhiut dërguar Prokurorisë.

Për ndihmë në hetim, Prokurorisë nga institucionet u janë dërguar raportet që janë pranuar me nënshkrimin e Arbenë Bajramit, si menaxhere e rastit, emailin e drejtorit ku njofton se menaxhere është Valbona Makiqi dhe emailin e konfirmit se Arbenë Bajrami nuk ka licencë profesionale.”/ Koha

Lajme të ngjashme