Raportohet se Kurti e Vuçiq do të takohen më 2 maj në Bruksel
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen më 2 maj në Bruksel, raporton N1.
Takimi i fundit mes Vuçiqit dhe Kurtit u zhvillua në Ohër më 18 mars.
Në në dialog 12 orës, që pas tij, Vuçiq e Kurti nuk nënshkruan asgjë, por që arritën marrëveshje.
Pra, 1 muaj nga sot iste takimi I fundit ndërmjet dy liderëve të vendeve, e dy javë nga këtë pritet takimi I ardhëshëm.
Sot gjithashtu, del të jetë formuar Komiteti i Përbashkët Monitorues për Zbatimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Kështu ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një prononcim për N1.
Ashtu siç e parashihte pika 6 e Aneksit të Zbatimit, ky Komitet pritej që të themelohej brenda 30 ditësh, dhe i cili do të kryeohej nga ana e Bashkimit Evropian.
Marrëveshja e Ohrit për Zbatim ishte arritur më datë 18 mars.
Ky Komitet Monitorues i Përbashkët do të sigurohet që të gjitha dispozitat e marrëveshjes do të zbatohen.
Kryesues i këtij Komiteti do të jetë i dërguari special i BE-së për dialog, Mirosllav Llajçak. Serbia në këtë komitet do të përfaqësohet nga Petar Petkoviqi ndërsa Kosova nga ambasadori i saj në Bruksel Agron Bajrami.
“Komiteti do të takohet rregullisht në Bruksel,” – shkruhet më tej.
Ndërkohë, po ky medium ka mësuar që më datën 2 maj është paraparë të mbahet një takim i nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para disa ditësh kishte kërkuar zbatim "të plotë dhe të menjëhershëm" të marrëveshjes së arritur në Ohër, në një deklaratë që u pa si replikë ndaj presidentit serb Vuçiq që kishte lënë të nënkuptohej se nuk do t'i respektonte të gjitha pikat.
Deri më tash, nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e Qeverisë së Kosovës për formimin e Komitetit apo për datën e takimit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.
Pala serbe vazhdon të insistojë që zbatimi të nis prej pikës ku përmendet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, ndërkohë që pala kosovare vazhdon të insistojë se kjo është vetëm një nga marrëveshjet.