Raportohet se komuna e Gjilanit ka shkelur ligjin: Lidhi kontratë me UBT-në pa zbatuar procedurat ligjore - NACIONALE

Raportohet se komuna e Gjilanit ka shkelur ligjin: Lidhi kontratë me UBT-në pa zbatuar procedurat ligjore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Gjilanit e cila kryetar e ka Alban Hysenin, dyshohet se ka lidhur kontratë me kolegjin UBT pa zbatuar ligjin e prokurorimit publik.

Periskopi raporton se shkeljet në fjalë u evidentuan nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2022 të Komuëns së Gjilanit.

Hyseni dyshohet që më datë 08.04.2022 bëri marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin UBT, për realizimin e projekteve: “Studimi i fizibilitetit për zonën ekonomike dhe projekti ideor për dizajnimin e qendrës së qytetit”.

Tutje raportot se kostoja e projektit për studimin e fizibilitetit ishte 20 mijë euro, ku gjashtë mijë euro do të mbuloheshin nga UBT, ndërsa 14 mijë euro nga komuna.

Ndërkaq, sa i përket projektit tjetër për qendrën e qytetit, shpenzimet i kishte mbuluar komuna me katër mijë e 200 euro.

Auditori arsyeton se procesi është zhvilluar pa zbatuar ligjin për procedurat e prokurorimit publik.

“Konkursi i projektimit do të ushtrohet në të njëjtën mënyrë, dhe më të njëjtat afate kohore siç ushtrohen aktivitetet e prokurimit për kontratat më vlerë të madhe që zbatojnë procedurat e hapura ose të kufizuara.” – thuhet në nenin 73 të Ligjit të Prokurorimit Publik.

Po ashtu bëhet e ditur se neni 7 thotë si vijon: “Autoriteti kontraktues nuk do të ekzekutoj asnjë aspekt të aktivitet të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë të një ose më shumë operatorëve ekonomik”.

Ndërkaq në raportin e ZKA-së, auditori bën të ditur se komuna ka lidhur edhe dy kontrata në kundërshtim me ligjin.

“Zyra e prokurimit kishte lidhur dy kontrata për pastrimin e objekteve shkollore, njëra me 13.04.2022, në vlere 40,262.86€, për një muaj dhe tjetrën me 18.05.2022, në vlerë prej 87,377.37€, deri në zgjidhjen çështjes së pastrimit te objekteve, duke përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Zyra e prokurimit në këtë rast është dashtë ta përdore procedurën e hapur për shkak se asnjë nga kriteret e përmendura nga rregulla dhe udhëzuesi operativ nuk janë plotësuar për ta përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit. Kjo ka ndodhur nga pakujdesia e zyrës së prokurimit për t’i respektuar kërkesat e parapara ligjore.” – raportohet se tuhet në raportin e ZKA-së.

Lajme të ngjashme