I dorëzojnë edhe zyrtarisht dorëheqjet: Kryetarët e komunave në veri braktisin institucionet
Milan Radojeviq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, raporton mediat serbe “Radio Kontakt Plus” dhe KosovoOnline.
Sipas raportimeve njejtë kanë vepruar edhe 17 asamblistët e këshillit komunal të Mitrovicës së Veriut.
Ndryshe, të shtunën edhe Lista Serbe ka njoftuar për largimin e saj nga institucionet e Kosovës.
Kujtojmë se sot Lista Serbe do të organizojë një tubim në Mitrovicën e Veriut më fillim nga ora 12:00.