Raportohet se janë sulmuar dy gazetarë në Mitrovicën e Veriut - NACIONALE

Raportohet se janë sulmuar dy gazetarë në Mitrovicën e Veriut

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Persona të maskuar raportohet se kanë sulmuar ekipin e KALLXO.COM.

Sipas raportimit të mediumit, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Tutje sipas KALLXO.COM ekipi i cili po udhëtonte me makinën e zyrës në drejtim të Mitrovicës së Veriut është sulmuar nga grupi i personave të maskuar të cilët po qëndrojnë në udhëkryqin e kësaj lagjeje.

Sulmuesi ka goditur me grushte makinën ndërsa mjete të forta janë hedhur edhe nga pjesëtarët e grupit.

Lajme të ngjashme