Raportohet se Gjermania ka vendosur ta furnizojë Ukrainën me tanke Leopard 2 - NACIONALE

Raportohet se Gjermania ka vendosur ta furnizojë Ukrainën me tanke Leopard 2

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Duke cituar burime të paidentifikuara, gazeta gjermane “Der Spiegel” ka raportur se Gjermania do të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë.

Sipas raportit ekskluziv të kësaj gazete, kancelari gjerman Olaf Scholz ka vendosur të dorëzojë tanke luftarake në Ukrainë pas "muajsh debati".

Ndër të tjera në raportimin e gazetës, shtohet se ky vendim do të jetë pjesë e një përpjekjeje më të madhe për aleatët që të dërgojnë tanke në Ukrainë.

Ndërkohë, sipas tre zyrtarëve amerikanë të njohur me diskutimet, edhe administrata Biden është duke finalizuar planet për t’i dërguar Ukrainës tanke Abrams të prodhuara nga ShBA dhe mund të bëjë një njoftim brenda kësaj jave.

Njoftimi për dërgimin e takneve mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të thyer bllokimin diplomatik me Gjermaninë, e cila javën e kaluar i tha SHBA-së se nuk do të dërgonte tanket e saj Leopard në Ukrainë, nëse edhe ShBA-ja nuk pranonte të dërgonte tanket e saj M1 Abrams.

Ndërkohë, mësohet se parlamenti gjerman do të debatojë ende për çështjen e diskutueshme të dërgimit të mundshëm të tankeve Leopard në Ukrainë të mërkurën në mëngjes.

Kujtojmë se, pak kohë më parë, një zëdhënëse e ministrisë së Mbrojtjes gjermane, i ka thënë CNN se ushtria gjermane ka 320 tanke Leopard 2 në posedim të saj, por nuk ka zbuluar se sa do të ishin gati për betejë.

Lajme të ngjashme