Raportohet se është rrahur brutalisht një qytetar i Kosovës nga policia serbe - NACIONALE

Raportohet se është rrahur brutalisht një qytetar i Kosovës nga policia serbe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një qytetar nga një fshat i Vitisë raportohet të jetë rrahur (sic) brutalisht nga policia serbe në kufirin Serbi-Kroaci, Plus Televizion.

Sipas burimeve të këtij mediumi, inicialet e këtij personi janë E.R. dhe i cili po udhëtonte nga Kosova në drejtim të Kroacisë kur u ndalua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.

Më tej, ky medium pretendon se E.R. ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës në kufirin në Merdarë dhe e ka dërguar për trajtim shëndetësor në QKUK.

Nacionale do të provojë që të kontaktojë me Policinë e Kosovës për të konfirmuar informacionet dhe për të marrë më shumë detaje nga ky rast.

Lajme të ngjashme