Raportohet se delegacioni amerikan i kryesuar nga Chollet ka anuluar vizitën në Kosovë
Vizita e paraparë e ish-këshilltarit special në Departamentin e Shtetit Amerikan, tani Nënsekretar i Departamentit të Mbrojtjes, Derek Chollet, për të cilën para disa ditësh u raportua se do të ndodhte, është shtyrë për një kohë tjetër, sipas raportimit të Albanian Post. Arsyet shtyrjes së kësaj vizite nuk dihen.
Siç kishe raportuar më herët mediumi, Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes Chollet - në vizitën e tij në Kosovë - pritej të shoqërohej edhe nga një nga udhëheqësit më të lartë (numri dy) të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).
Qëllimi kryesor i vizitës së tyre, sipas raportimit, ishte të vlerësonin se a e konsideron qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ShBA-në një partner në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Tensionet
Që nga fillimi i eskalimit të situatës në katër komunat veriore, Kosova pësoi një mori ndëshkimesh fillimisht vërbale dhe më pas ekonomike e politike nga aleatët.
Situata në veri të Kosovës ishte tensionuar prej 26 majit, kur Qeveria e Kosovës kishte vendosur t'i fuste në zyrë katër komunat shqiptarë të zgjedhur. Kjo kishte prodhuar një protestë nga ana e serbëve lokalë që më vonë ishte bërë e dhunshme.
E e gjendur në mes të një fillimi - që dukej sikur s’do t’iu shihej fundi – të sanksioneve të para serioze në historinë e shtet-ndërtimit të Kosovës, do të sprapsej në vendimet e pakoordinuara me aleatët ndërkombëtare lidhur me zhvillime në veri të vendit të cilat shkaktuar protesta të dhunshme.
Pas marrëveshjes për shtensionim të arritur në Bratisllavë mes Besnik Bislimit, zëvendësuesit të parë të Kurtit, dhe Miroslav Lajçak, pёrfaqёsues i Lartё i Bashkimit Evropian, Qeveria e Kosovës tregoi gatishmërinë për të kontribuar në shtensionimin e situatës në katër komunat në veri të vendit.
“Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.” – theksohet aty.