Raportohet se Daçiq do të takohet me Chollet e Escobar - NACIONALE

Raportohet se Daçiq do të takohet me Chollet e Escobar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, raportohet se do të zhvillojë një takim me këshilltarin special në Departamentin e Shtetit, Derek Chollet, si dhe emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Klan Kosova duke cituar një njoftim për media të zyrës së tij, raporotn se kryediplomati serb do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”.

Megjithatë, nuk dihet se kur saktësisht pritet që të zhvillohet ky takim.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po qëndrojnë edhe liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Ramush Haradinaj, si dhe Avdullah Hoti.

Nuk dihet nëse dikush nga Qeveria e Kosovës do të udhëtojë për të marrë pjesë në këtë organizim, pasi që deri më tani nuk janë parë të pranishëm atje.

Lajme të ngjashme