Raportohet për një tërmet të ri prej 5,5 shkallësh në pjesën qendrore të Turqisë - NACIONALE

Raportohet për një tërmet të ri prej 5,5 shkallësh në pjesën qendrore të Turqisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në orët e para të së martës u raportua për një tërmet të ri e mjaft të fuqishëm në pjesën qendrore të Turqisë.

Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se dridhja ishte me fuqi prej 5,5 shkallësh të Rihterit dhe ndodhi afër qytezës Golbasi, raporton televizioni BBC.

Ndërkohë Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare me seli në Francë tha se tërmeti ishte me fuqi prej 5,6 shkallësh, duke shtuar se epiqendra e tij ishte në thellësi prej dy kilometrash.

Të dyja këto agjenci thanë se dridhja ndodhi në orën 3 e 13 minuta të mëngjesit të së martës, pa dhënë hollësi të tjera.

Pjesa juglindore e Turqisë është goditur nga një varg dridhjesh pas tërmetit kryesor, i cili ndodhi të hënën herët afër qytetit Gaziantep.

Lajme të ngjashme