Raporti i BB-së, Demi: Raporti thotë se rritja ekonomike s`vjen nga politikat e Qeverisë, por nga politikat e Gjermanisë - NACIONALE

Raporti i BB-së, Demi: Raporti thotë se rritja ekonomike s`vjen nga politikat e Qeverisë, por nga politikat e Gjermanisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve ekonomike, Agron Demi, është tallur me kryeministrin Albin Kurti, i cili javën e kaluar, në një tubim me diasporën, ka dhënë një deklaratë qesharake.

Ai ka bërë me dije se raporti i Bankës Botërore demanton shefin e ekzekutivit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Demi ka shkruar se raporti në fjalë tregon se rritja ekonomike në Kosovë nuk vjen nga politikat e Qeverisë, por nga politika e Gjermanisë dhe Zvicrës.

“Kryeministri Kurti javen e kaluar ne nje 'stand-up' ne Gjermani: "Kur te afermit kerkojne me ardhe ne Gjermani se spo ka pune ne Kosove, vetem drejtoni kah une". Raporti i djeshem i Bankes Boterore: "Rritja ekonomike ne Kosove bazohet kryesisht ne konsum dhe ndertimtari, te cilat financohen ndjeshem nga diaspora." Pra, rritja ekonomike nuk o ka vjen nga politikat e qeverise ne Kosove, por nga politikat e Gjermanise e Zvicrres”, ka shkruar Demi.

Lajme të ngjashme