Raportimet se Kurti mund të shpallet “non grata”, Rama: Është në lojë fati i Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për media nga Tirana, në fokus i ka pasur zhvillimet kryesore në veriun e Kosovës. Ai ka bërë të ditur se ka propozuar një draft për Asociacionin, por që ky nuk ishte zhvillimi i vetëm.
Kurti është pyetur lidhur me raportimet se Kurti mund të shpallet “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama ka thënë se këto raportime janë të pakonfirmuara por edhe të pamohuara.
Sipas tij, në lojë është fati i Kosovës e jo fati i Albin Kurtit, raporton Nacionale.
“Nuk hyj fare në këto. Dhe nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë nëse janë apo nuk janë të vërteta përderisa nuk janë deklarata publike. Por janë dokumente që qarkullojnë, të pakonfirmuara po as të pamohuara. Por nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, është fati i Republikës së Kosovës si e tërë”, tha Rama.
“Unë, Albin Kurtin e kam mbështetur kur hyri në rrugën e dialogut, e mbështeta kur disa e quajtën tradhtarë se u ul në tryezë me Presidentin e Serbisë dhe do ta mbështes sepse kjo është e vetmja rrugë. Sepse nuk mundet ta ketë më këtë barrë në kurriz, ku 5 shtete në mes të Evropës nuk e njohin. E me çfarë merremi ne në këtë çast? Me policët që ruajnë godina bosh”, nënvizoi kryeministri i Shqipërisë.
Ai foli edhe për reagimet nga ndërkombëtarët, duke theksuar se Kosova po fajësohet nga krejt bota.
“Deklaratat e aleatëve janë gjithnjë e më alarmante. E pakuptueshme ngurrimi i autoriteteve të Kosovës, ku dukshëm çdo orë e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë herë të tjera, ndërsa Kosova ka bërë atë që kurrë më parë s’e ka bërë dhe po fajësohet botërisht nga gjithë aleatët strategjikë të kombit shqiptar”, deklaroi më tutje Rama.
Rama bëri të ditur se draftin për Asociacionin e ka nisur te Franca dhe Gjermania. Ai deklaroi se ky draft është bërë nga ekspertët amerikanë e evropianë.
“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Michel dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë”, është shprehur Rama.
“Palët nuk po merren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se cfarë do të ketë teksti”, tha ai.
Rama ka deklaruar se është dokument konfidencial, dhe sipas tij Asociacioni do të ishte pjesë e organizitmit të jetës së Kosovës dhe bazuar në Kushtetutë.
“Bindja ime është se asnjë nga palët nuk e do Asociacionin dhe do të bëjnë çmos ta shtyjnë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën me artifica politike dhe teknike. Nga ana tjetër besoj se çdo ditë e më shumë, krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur derën e afirmimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare, njohjes nga të gjithë, uljes në Kombet e Bashkuara dhe gjithë forumeve ndërkombëtare dhe njohjes së ndërsjellë me Serbinë,” - theksoi në vijim kryeministri Rama.
“Deklaratat e aleatëve janë gjithnjë e më alarmante. E pakuptueshme ngurrimi i autoriteteve të Kosovës, ku dukshëm çdo orë e humbura e madhe është Kosova. Serbia po bën atë që ka bërë herë të tjera, ndërsa Kosova ka bërë atë që kurrë më parë s’e ka bërë dhe po fajësohet botërisht nga gjithë aleatët strategjikë të kombit shqiptar”, deklaroi ai.
Rama ka qenë kritikë lidhur me faktin që dërgimi i kryetarëve në veri është bërë pa koordinim me ndërkombëtarët.

