Departamenti Amerikan i Shtetit godet Presidenten Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës - NACIONALE

Departamenti Amerikan i Shtetit godet Presidenten Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Raproti i Deparatmentit të Shtetit, i publikuar sot, përmban një sërë kritikash ndaj Qeverisë, gjyqësorit e sektorëve të tjerë publikë. Në Raport përmendet mosndëshkueshmëria e raporteve korruptive, shkelja e të drejtave të njeriut, moszbatimi i vendimeve të gjyqësorit e sulmet ndaj gazetarëve.

Çështja e shkarkimit të Valdete Dakës nga posti në KQZ nga ana e presidentes Vjosa Osmani është cilësuar si i motivuar politikisht.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare të ShBA-së , thuhet se vendimi i Vjosa Osmanit për të shkarkuar Valdete Dakën mund të ketë pasur parapavijë politike.

Misioni i BE-së për observimin e zgjedhjeve e kishte cilësuar vendimin e Osmanit si jo adekuat e të motivuar politikisht.

“Vendimi i Presidentes së Kosovës për të shkarkuar ish-kryetaren e KQZ-së më 14 qershor, katër vite para përfundimit të mandatit të saj të dytë dhe një ditë para zgjedhjeve komunale, nuk mund të merret si adekuat as nga arsyetimi i vendimit e as nga bazat e numëruara në Ligjin Gjeneral të Zgjedhjeve. Rrjedhimisht, të dy vendimet shihen nga partitë opozoitare dhe shoqëria civile shihen si politikisht të motivuara”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Valdete Daka është shkarkuar me vendim të Vjosa Osmanit dhe në vend të saj u emërua Kreshnik Radoniqi.

Por Raporti i DASH flet edhe për shumë tema të tjera.

Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte të besueshme për: kufizime serioze në lirinë e shprehjes dhe medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve; korrupsioni dhe mosndëshkimi serioz i qeverisë; dhe krime që përfshijnë dhunë ose kërcënime për dhunë që synojnë pakicat etnike ose komunitetet e tjera të margjinalizuara.

Sipas raportit, qeveria ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që shkelën të drejtat e njeriut, por nuk kishte konsistencë në veprime. Shumë persona në qeveri, si dhe qytetarë, shoqëri civile dhe media, kanë dokumentuar shembuj të zyrtarëve të lartë që kanë qenë bashkëpunëtorë në korrupsion ose që kanë vepruar pa u ndëshkuar.

Qeveria ndërmori hapa për të identifikuar, hetuar, ndjekur penalisht dhe ndëshkuar zyrtarët që kryen shkelje të të drejtave të njeriut, por nganjëherë nuk kishte qëndrueshmëri. Shumë në qeveri, opozitë, shoqëri civile dhe media raportuan raste të zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion ose duke vepruar pa u ndëshkuar. Qeveria ndonjëherë pezullonte ose largonte shkelësit nga detyra, dhe sektori i drejtësisë ndonjëherë ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe ndëshkuar ata zyrtarë që kryen abuzime, shkelje dhe krime. Megjithatë, shumë zyrtarë të korruptuar vazhduan të zinin poste në sektorin publik.

“Qeveria serbe vazhdoi të operojë me struktura të paligjshme paralele qeveritare në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe në zonat e banuara kryesisht nga komuniteti kosovaro-goran. Qeveria serbe shpesh i përdorte këto struktura për të ndikuar në komunitetet serbe dhe gorane të Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politikë”, thuhet në Raport, shkruan Gazeta Nacionale.

Tutje në raport theksohet mungesa e mbikëqyrjes efektive të gjyqësorit.

Çështjet e korrupsionit në mënyrë rutinore u nënshtroheshin apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte parashkrimin apo skadimin e afatit për të gjykuar çështjet.

Sa i përket çështjeve të krimeve të luftës raporti përmend punën e Gjykatës Speciale duke theksuar se Prokuroria kishte nën hetim 12 zyrtarë që akuzoheshin për krime të luftës.

Në këtë pjesë përmendet edhe rasti “Drenica 1”, duke theksuar se këtë vit nuk është mbajtur asnjë seancë.

Në këtë pjesë, Raporti përcjellë si ngjarje edhe dënimin e ish policit serb, Zoran Vukotiç, i cili mori dënim prej 18 viteve heqje lirie për përdhunimi ne një gruaje shqiptare gjatë kohës së luftës.

Raporti përfshinë edhe dënimin në muajin mars të serbit nga Kosova, Zlatan Krstiq dhe shqiptarit Destan Shabani, të cilët u dënuan me 14 vjet e gjysmë dhe shtatë vjet burgim respektivisht. Këta dy ish oficerë të policisë serbe, u dënuan për krime lufte në Kosovë.

Po ashtu, Raporti i DASH njofton për punën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur duke theksuar se ende mungojnë 1 mijë e 632 persona, të cilët llogaritën si të zhdukur nga koha e luftës.

Raporti kritikon punën e hetimeve ndaj shkeljeve në burgjet e Kosovës duke thënë se Qeveria ndonjëherë hetonte shkeljet, ndonëse mekanizmat nuk ishin gjithnjë efektivë.

Në Raport madje janë përfshirë të dhënat e Inspektoratit Policor të Kosovës i cili deri në nëntor kishte pranuar 1,862 ankesa, 617 prej të cilave janë dërguar për hetim penal.

Në çështjen e gjyqësorit, Raporti thotë se administrimi i drejtësisë ishte i ngadaltë dhe se mungojnë mjetet për të siguruar llogaridhënien e zyrtarëve gjyqësorë.

Në këtë kontekst, DASH thotë se ka pasur ndërhyrje politike, emërime të kontestuara e mandate të paqarta në sektorin e drejtësisë.

Edhe një herë, aty është përmendur moszbatimi i urdhrave të gjykatës, përfshirë edhe të Gjykatës Kushtetuese. Madje, moszbatimi i urdhrave të Kushtetueses sa i përket çështjeve të pakicave është përmendur si dështim i Kosovës.

Çështja e tokave të Manastrit të Deçanit është ripërsëritur si dështim.

Edhe në pjesën për liri të shprehjes, Raporti është kritik.

Megjithatë, në Raport theksohet se Qeveria në përgjithësi e respektoi lirinë e shprehjes, ndonëse disa prej politikanëve, biznese dhe grupe fetare janë munduar të frikësojnë përfaqësuesit e medias.

Problemet e financimit kanë vazhduar të pengojnë pavarësinë e medias thekson DASH.

Deri në dhjetor, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës raportoi 26 raste kur zyrtarët qeveritarë, njerëz të biznesit apo përfaqësues të grupeve të komunitetit ose grupeve fetare, shkelën lirinë e shtypit duke sulmuar fizikisht ose kërcënuar verbalisht gazetarët – nënvizon Raporti.

Edhe për çështjen e korrupsionit, në Raport theksohet se zyrtarët ndonjëherë janë përfshirë në praktika korruptive dhe atë pa u ndëshkuar.

Vetëm nëntë aktakuza lidhur me korrupsion janë ngritur deri në dhjetor të vitit 2021, vë në pah Raporti.

Dhuna në familje është theksuar si problem gjatë vitit të fundit duke thënë se gjatë 2021 është parë një rritje në aspektin e dhunës në familje.

Lajme të ngjashme