Raporti i Borrellit diskutohet sot: A do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës? - NACIONALE

Raporti i Borrellit diskutohet sot: A do të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Po bëhen gati një vit që kur Kosova u ndëshkua nga Bashkimi Evropian. Ndaj Kosovës u vendosën masa të cilat fillimisht “nuk na dëmtuan” por me vonë e kuptuam se shkaktuan humbje milionëshe. Ndërkohë tash pas një viti, këto masa pritet të diskutohet sot në Bruksel nëse do të largohen apo do të vazhdojnë të qëndrojnë akoma.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, pritet që sot të prezantojë raportimin për masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ky raporti i Borellit i është dorëzuar vendeve anëtare të unionit dhe se nuk dihet se çka përmban raporti dhe se nuk pritet që të diskutohet në publik.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi dorëzimin e raportit të Borrell-it, por mbeti i mbyllur në lidhje me përmbajtjen e tij duke thënë se “nuk do të diskutojmë përmbajtjen e tij në publik”.

Raporti i Përfaqësuesit të Lartë u është dorëzuar shteteve anëtare. Ata tani do të kenë një diskutim për masat ndaj Kosovës në bazë të këtij raporti. Raporti është i brendshëm dhe i bërë për shtetet anëtare, kështu që ne nuk do të diskutojmë përmbajtjen e tij në publik.” – ka thënë Stano.

Përfaqësuesi Special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për masat pas takimit që pati me zëvendëskryemininistrin, Besnik Bislimi në Kosovë.

Ai nuk ka treguar nëse do të largohen masat ndaj Kosovës, por ka thënë se varet nga diskutimet që do të bëhen në Komitetin për Politikë dhe Siguri të BE-së.

Për aq sa di unë, ky raport do të diskutohet nesër në Komitetin për Politikë dhe Siguri dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit.” – ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se qëndrimi i tij ka qenë i ditur qysh në muajin shtator, kur ka kërkuar që masat të largohen.

E kam bërë të qartë qëndrimin tim për sa i përket masave, që në shtator, kur kam rekomanduar që këto të hiqen. Por siç e thashë, nuk jam pjesë e këtij procesi, ky është vendim i shteteve anëtare. Qëndrimi im personal është që ato duhet të hiqen.” – ka thënë ai.

Nga ana tjetër, krerët e shtetit të kosovës kanë kërkuar heqjen e masave. Këto masa sipas tyre kanë qenë të padrejta.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur të martën nëse beson se do të ketë vendim pozitiv nga BE-ja në këtë drejtim, deklaroi se nuk dëshiron “të spekulojë për spekulimet”.

Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet.” – ka thënë Kurti.

Masat kishin ndikuar në humbje milionësh të Kosovës përmes fondeve të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Për këto masa, Qeveria Kurti ishte kritikuar në vazhdimësi nga partitë opozitare në vend.

Mbetet të shihet sot se cili do të jetë rezultati në bazë të raportit të përgatitur nga kryediplomati i BE-së, Josep Borell.

Lajme të ngjashme