Ramush Haradinaj: Qeveri, nësë hala je qeveri, voto ligjet dhe forcoje Policinë - NACIONALE

Ramush Haradinaj: Qeveri, nësë hala je qeveri, voto ligjet dhe forcoje Policinë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të njësive speciale në Veriun e Kosovës.

Ai ka shkruar se çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova nuk e ka komoditetin të bëjë eksperimente. Operacionet e sigurisë për shtrirjen e sovranitetit, duhet të studiohen, të analizohen e të shpjegohen mirë. Çdo veprim i lënë në gjysmë të rrugës, siç ishte ai i mbrëmshmi, është humbje për Kosovën.

Zbatimi i rendit dhe ligjit është i pa alternativë dhe duhet të bëhet në konsultim të ngushtë me aleatët e sigurisë.

Afati prej 30 ditësh për zbatimin e reciprocitetit duhet të shfrytëzohet me shumë seriozitet.

Shteti i Kosovës nuk dobësohet vetëm nga bandat kriminale në veri, por edhe nga të paditurit e praktikantët në qeveri.

Kushtetuta e vendit është më e fortë sesa kriminelët në veri, e të paditurit e praktikantët në qeveri.

Qeveri, nëse hala je qeveri, voto ligjet e forcoje Policinë, ligjn për paga dhe ligjet për sigurim shëndetësor e pensional. Nëse s'je qeveri, do të shihet me 31 gusht.

Lajme të ngjashme