Ramosaj fton qytetarët që të dalin nesër për të votuar: Shfrytëzoni të drejtën kushtetuese
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Bashkim Ramosaj, ka ftuar qytetarët që të dalin nesër për të votuar, duke iu thënë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
Ramosaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore.
“Qytetarë të dashur të Deçanit. Në përfundim të kësaj fushate zgjedhore, dëshiroj të ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për durimin dhe kulturën e lartë qytetare që keni treguar gjatë kësaj kohe. Gjithashtu, dëshiroj të ju falënderoj edhe për përkrahjen e madhe që më keni dhënë, ngado ku kam shkuar dhe kudo që jemi takuar!”
“Unë ju ftoj të gjithëve, pa dallim, që edhe nesër, me 9 Shkurt, të dilni duke treguar po të njëjtin nivel të kulturës dhe vetëdijes së lartë qytetare, ta shfrytëzoni të drejtën kushtetuese për të votuar.” – ka thënë Ramosaj.
Ai tutje ka shkruar se ka vendosur që misionin e ti ta realizojë së bashku me qytetarët në platformën e qeverisjes së Ramush Haradinaj.
“Unë kam vendosur, që këtë mision t’a realizoj bashkë me ju, andaj, ju ftoj që t’i bashkoheni platformës qeverisëse të Liderit Haradinaj, të platformës për zhvillimin e shtetit tonë, të mbështesni listën tonë të kandidatëve për deputet, që bashkarisht t’ia arrijmë këtij qëllimi, t’a bëjmë Kosovën sërish Fituese.” – ka shkruar Ramosaj.
(Pjesë speciale e marketingut)