Ramadani: Kurti një palaço frikacak, që hoqi dorë nga sovraniteti në veri - NACIONALE

Ramadani: Kurti një palaço frikacak, që hoqi dorë nga sovraniteti në veri

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Rmadani, ka shkruar një status relativisht të gjatë, në të cilin e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për deklaratën e tij se nuk e dinte se si është situata në veri dhe se ambasadori amerikan kishte informata më shumë.

Ramadani ka thënë se dorëzimi i Albin Kurtit në veri nuk ka të bëjë asgjë me mungesë informacioni, duke e vlerësuar tërheqjen si dështimin e rradhës.

Nje palaço qe, ashtu sic hoqi dore nga refuzimi i negociatave, permiresimi i gjendjes ekonomike, shendetesise, lufta kunder korrupsionit, hoqi dore edhe nga sovraniteti ne veri dhe nga Bashkimi Kombetar dhe nga shume premtime tjera qe sot kane mbetur kauza jetime, pa perfaqesues dhe larg zyreve te Partise Vetevendosje”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i tij i plotë:

Se gjendja ne veri mund te pershkallezohej deri ne pakthim, ka qene informate te cilen e ka pase cdo qytetar i Kosoves. Nuk eshte dashur asnje informate e asnje sherbimi te inteligjences per ta pare ate. Realiteti ne veri eshte i qarte edhe per femijet. Dorezimi i Albin Kurtit ne veri nuk ka te beje asgje me mungese informacioni.

Kjo edhe eshte arsyeja pse ka pase presion nderkombetar dhe shqetesim te qytetareve. Pra, qytetaret, media e opozita nuk i kane kerkuar qeverise te jete me e matur pse kane qene me Serbine (qysh thoshte Kryeministri me servilet e tij), por se thjesht e kane kuptuar sakte dhe drejte seriozitetin e situates, qysh nga fillimi.

Normalisht, kete e ka dite edhe Albin Kurti, por krenaria infantile nuk e lejoi te zmbrapset dhe e futi llugave, e bashke me te edhe krejt shtetin. Ai erdhi ne pushtet me premtime maksimale, por ne fund dezertoi edhe nga perpjekjet me minimale per realizimin e tyre. Thone se presioni krijon diamante, por kesaj here e krijoi nje palaço.

Nje palaço qe, ashtu sic hoqi dore nga refuzimi i negociatave, permiresimi i gjendjes ekonomike, shendetesise, lufta kunder korrupsionit, hoqi dore edhe nga sovraniteti ne veri dhe nga Bashkimi Kombetar dhe nga shume premtime tjera qe sot kane mbetur kauza jetime, pa perfaqesues dhe larg zyreve te Partise Vetevendosje.

Ne fund ai u besoi me shume kercenimeve te Vuçiqit sesa premtimeve te veta. Perfundimisht, me lejen e autorit te tyre, premtimet nga e kaluara u thyen e iu nenshtruan kercenimeve te tashme nga Serbia. Formula qe ka funksionuar gjithmone, funksionoi edhe tash: rezultati gjithmone percaktohet nga realiteti (kercenimet reale te Serbise) e jo nga fiksioni (premtimet fiktive te Albin Kurtit).

Keshtu ai hoqi dore nga vetja, nga kocepti i vetevendosjes dhe nga gjithcka qe dikur perfaqesonte ky koncept sepse tash per ceshtje te brendshme te Kosoves vendose bashke me Serbine, larg nga Prishtina e populli qe e votoi te mos dorezohet. E tash frikacaku i turperuar qe u terhoq nga zotimet e veta, e luan rolin e injorantit dhe na e shet situaten si mungese informacioni, kur eshte e qarte qe kemi te bejme me mungese karakteri, guximi dhe vendosmerie.

Kujtojmë se Kurti dje ka dhënë një informacion se përse u pajtua të arrinte një kompromis për çështjen e targave.

Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, citohet të ketë thënë z.Kurti në një intervistë për gazetën e njohur gjermane Frankurter Allgemaine Zeitung.

Këtë deklaratë e bëri publike gazetari Michael Martens që është korrespodent i Frankurter Allgemaine Zeitung.

Lajme të ngjashme