Ramadani jep detaje rreth të arrestuarve për ‘spiunazh’: Kontaktet me BIA-n s’janë të djeshme
Dy të dyshuar janë arrestuar të mërkurën në Ferizaj nën dyshimet për veprën penale “spiunazh”. Deri më tani, nuk dihen shumë detaje, përveç atyre që janë dhënë nga Prokuroria Speciale në një njoftim zyrtar. Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka folur në lidhje me këto zhvillime, duke dhënë disa informacione.
Në një paraqitje të tij në “Pressing”, fillimisht, Ramadani tha se “spiunazhi’ ëstë një prej veprave më të rënda për ta dëshmuar.
“Është prej veprave më të rënda për me u dëshmu. Unë besoj që AKI-ja ka specializim të mjaftueshëm, ose është mjaftueshëm e specializuar për të ndjekur spuinazhën, AKI-ja është institucioni i vetëm me mandate për kundër spuinazh. Prokurori i Prokurorisë Speciale e ka udhëheq hetimin kur janë dhënë dyshimet e bazuara, kjo nënkupton që ka informata dhe evidence të mjaftueshme.” – tha ai.
Megjithatë, sipas ish-kryeinspektorit të AKI-së, dyshohet që takimet e personave të arrestuar me zyrtarin e BIA-s serbe, Sërgjan Rosiq, kanë ndodhur në disa lokacione jashtë territorit të Kosovës.
“Ajo që dihet deri më tash, është që takimet e të dyshuarve kanë ndodhur në vende të ndryshme në rajon, me BIA-n serbe, kanë ndodhur jashtë Kosovës në vende të ndryshme në rajon. Ato janë saktësisht detajet i japin institucionet, nuk përjashtohet edhe Serbia. Janë taku edhe në Shqipëri, Serbi, dhe jo vetëm, gjithmonë ndamas…” – tha ai.
Sipas informacioneve, dy personat në fjalë nuk e kanë njohur njëri tjetrin në punë, dhe qëllimi ka qenë që të rrëzohet e vërteta për masakrën e Reçakut.
“Informatat që ekzistojnë është që këta persona nuk e kanë njohur njëri tjetrin në punë, por në angazhim, kjo nënkupton që operacioni ka qenë tepër i detajum, i avancum. Fakti që një oficer i Serbisë që ka jetu një kohë në Ferizaj e tash në Serbi, ka bashkëpunuar me të paktën dy persona, mund të jetë më gjërë, nuk mund të jenë vetëm dy realisht, edhe ka shumë më shumë, ato janë çështje që dëshmohen në të ardhmen, nëse ka bashkëpunu me dy persona që s’e kanë njoftë njëri tjetrin dhe me qëllim të njëjtë rrëzimi i të vërtetës për Reçakun, madje dyshohet që këta në këtë operacion është menduar që të bëhen komunikime edhe me Ëilliam Ëalker, me ambasadorin Ëalker ai që e ka dhënë alarmin botëror për masakrën e Reçakut. Operacioni ka qenë shumë më i madh se sa që duket. Është një betejë që intelegjenca e Kosovës, ata djem e vajza e kanë fitu, por lufta vazhdon. Beteja është fitu, e kanë dëshmu specializimin e vet, por kjo nuk nënkupton që gjithçka ka përfundu, sepse kjo është vetëm një prej mënyrave se si ndërtohet spiunazhi.”
“Të dy, sipas informatave, janë persona të njohur për sektorin e sigurisë, kjo me përkthu për popullatën, i bie që janë njerëz që janë trajtu edhe më herët prej institucioneve të sigurisë, por nuk mund të kenë pasur dënime ose aktakuzë. Po flasim për njerëz të njohur në sektorin e sigurisë, që kanë qenë në llupë për një kohë të caktuar.
E dyta, për një person prej këtyre, ka rast që ka dërgu letër…po flasim për persona me predispozita serioze të keqpërdorimeve, prap këto për me qenë e saktë ligjërisht, po flasim pë rata që ekziston deri tash.” – u shpreh ai tutje.
Veç kësaj, Ramadani zbuloi që Prokuroria gjatë bastisjes së dy lokacioneve, ka marrë informacione shtesë në lidhje me rastin.
“Në bastistjet e dy lokacioneve, Prokuroria ka arritur që të marrë informacione shtesë të rëndësishme jashtëzakonishme, për dyshimet që i kanë. Mendohet që kanë gjetur prova që i kanë dhënë shtysë edhe më të madhe, edhe japin evidenca për hetimet që vazhdojnë”.
Kontaktet mes të dyshuarve me BIA-n serbe, sipas Ramadanit, nuk janë “të djeshme”, por ka periudhë më të gjatë.
“Për më tepër, shihet që, duket që nuk janë kontakte të djeshme ka periudhë shumë të gjatë. Njëri prej tyre madje, ka informacion, që ka qenë edhe në shërbim ushtarak të ish-Jugosllavisë me këtë zyrtarin e shërbimit sekret serb. Pra, dmth ka qenë në të njëjtën periudhë dhe të njëjtin vend me Sërgjan Rosiq. Njihen për një periudhë të gjatë, nuk nnkupton që ka pasur rekrutim atëherë, por ka pasur njohje.
Këto janë çështje që duhet të dëshmohen me detaje, por ajo që është me rëndësi, është filmimet, ose evidencat që besohet se ekzistojnë, takime, komunikime…madje çka është me rëndësi, në këtë situatë, edhe partnerët e Kosovës kanë qenë të njoftuar dhe Kosova ka pasur situatë positive edhe me partnerët në identifikimin e tyre. “ – tha ai.
Ramadani ka njoftuar mes tjerash që Serbia shpenzon rreth 40 milionë euro në vit për BIA-n në lidhje me “operacione të Kosovës”.
“Për me tentu, mos të harrojmë, Serbia shpenzon rreth 40 milionë euro në vit, pra BIA, vetëm për Kosovën, rreth 40 milionë euro në vit, që është buxhet i ndarë për BIA-n për operacione të Kosovës. 40 milionë euro në vit janë pare goxha e madhe për një shtet si Serbia me investu në Kosovë, në operacione, pra qëllimi i përgjithshëm i shërbimeve secrete të Serbisë është deestabizlimi, dhe arritja e asaj që ka dështu në Bajnskë, që ka qenë një lloj kryengritje e serbëve të Kosovës. Për shkak edhe të zhvillimit të teknologjisë, ajo që në sektor të sigurisë quhen idiotë të dobishëm, fatkeqësisht Serbia ka shfrytzu idiotë të dobishëm, njerëz që nuk e bëjnë veprimin kundër Kosovës pse paguhen, por se veprojnë duke qenë totalisht të pakënaqur dhe të frustuar me të tjerët, pra për inati.” – tha ai.
Në fund të fjalës së tij, Ramadani e përmendi edhe frazën “Kosova u shkatërru që 20 vjet”.
"Nëse e gjen dikush, unë besoj që gjindet dhe që është ajo që e ka gjet fjalinë, dhe e ka shpik fjalinë, “Kosova u shkatërru 20 vjet”, absolutisht pare e madhe jipet për me gjetë një fjali të tillë, sepse është totalisht në rastin më të mirë idiot të dobishëm, a pe sheh që AKI-ja, po funksionon, policia po funksionon, institucionet e sigurisë. Por fjala është influencim. Qaj që e ka gjet, këtë fjal, qaj qe ka shpik, nëse nuk është idiot i dobishëm ka fitu shumë pare.” – tha ai.