Ramadani flet për tension brenda deputetëve të VV-së: S'po kanë guxim politik ta nxjerrin pakënqësinë publikisht - NACIONALE

Ramadani flet për tension brenda deputetëve të VV-së: S'po kanë guxim politik ta nxjerrin pakënqësinë publikisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, pretendon se në prapaskena private ka tension brenda deputetëve të Vetëvendosjes për mënyrën se si partia e tyre ka bllokuar shtetitn.

Por, thotë Ramadani, po u mungon guximi ta shpërfaqin pakënaqësinë publikisht.

Postimi i plotë:

A ka VV bile një patriot a patriote që do të ngrejë zërin kundër diktatit?

Është e pakuptueshme se si asnjë deputet a deputete nga VV nuk merr guximin qytetar e kombëtar të denoncojë këtë logjikë diktati anti-demokratik, që po e cenon edhe sigurinë kombëtare!

Një numër prej tyre në nivele private shfaqin revoltë të madhe personale ndaj mënyrës se si VV e ka bllokuar shtetin!

Pse nuk marrin guxim politik, qytetar e kombëtar ta nxjerrin këtë para popullit?

Do të ishte patriotike bërja publike e kësaj pakënaqësie para popullit!

Mos u frikësoni ta thoni të vërtetën!

P.S

Nuk është spin, revolta është reale. Shpresoj se sa më parë e nxjerrin vet në publik të tillët brenda VV-së.

Lajme të ngjashme