Ramabaja: Serbia ta përgatisë opinionin për kapitullimin e ri
Anëtari i Vetëvendosjes dhe analisti Sadri Ramabaja ka ngritur disa pretendime të çuditshme në një postim në profilin e tij në Facebook.
Ai thotë që Serbia duhet të “përgatisë opinionin për kapitullimin e ri”, duke mos treguar se për çka saktësisht e ka fjalën apo thjesht po flet emocionalisht.
Sipas tij, “Evropa duhet t’i ndihmojë në këtë proces” dhe si arsye përmend historinë kolonizatore të kësaj të fundit.
Nuk dihet se në referencë me çfarë zhvillimesh i thotë këto fjalë Ramabaja, por ajo që dihet është se mospajtimet mes BE-së dhe Kurtit vetëm sa janë thelluar kohët e fundit.