Ramabaja: Kërkesat e Serbisë për autonomi të veriut, krijon rrethana për ripushtim të plotë - NACIONALE

Ramabaja: Kërkesat e Serbisë për autonomi të veriut, krijon rrethana për ripushtim të plotë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik Sadri Ramabaja, ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit. Ai është shprehur se nëse do të mirëkuptoheshin kërkesat e Serbisë për autonomi siçe quan Ramabaja, për veriun, do të krijoheshin kushtet për ripushtim të plotë të Kosovës.

E plotë:

Përpjekjet për të imponuar një lloj normaliteti ndërfqinjësor mes Kosovës dhe Serbisë dhe zgjidhje të pjesshme të çështjes, duke shmangur domosdoshmërinë e njohjes së realitetit politik nga ana e Serbisë, po shihet se nuk jep produktin real të paqes së drejtë dhe të qndrueshme.

Lufta për çlirimin e Kosovës kishte në themel edhe elementet e luftës antikoloniale. Paqen në rajon mund ta kemi të garantuar vetëm atëherë kur Serbia e ka të qartë se Trepçën tashmë e ka të humbur, vetëm atëherë kur Beogradi të mos ketë guximin as të mendoj të jap urdhër për marshim të ushtrisë drejt kufijve të Kosovës. Pranimi i disfatës nga ana e Serbisë, d.t.th fund i luftës realisht.

Në fund të fundit, pretendimi i Serbisë për ta aneksuar veriun, protestat aktuale në veri, në thelb janë vazhdim i luftës që përfundoi me kapitullimin e Serbisë më 9 qershor 1999 në Kumanovë.

Çfardo përpjekje për ta joshur Serbinë duke ia tumirë kërkesat e saj për autonomi të veriut, si trajtë e butë e aneksimit të përkohëshëm, derisa do të krijoheshin rrethanat për ripushtim të plotë, nuk do të nënkuptojë fundin e luftës; për sa kohë që një pjestarë i vetëm i njësive elitare të shërbimeve serbe është në territorin e Kosovës, siç u dëshmua më 29 maj në përplasjen me forcat e KFOR-it në Zveçan, Beogradi nuk heq dorë nga përpjekjet e tij irracionale për të ripushtuar Kosovën. [Fragment nga një analizë më e gjatë.]

Lajme të ngjashme